29 Mars 2024

Prokuroria mbyll dy fabrika të prodhimit të mishit në Komunën e Dragashit

Prizren, 26 mars - Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar së është duke vazhduar me veprimet e saja me qëllim të kontrollimit të cilësisë së mishit i cili është duke u shitur në tregun e Kosovës.

Zyra Regjionale e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Prizren, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sa i perket kontrollimit të cilesisë së mishit, ka zhvilluar inspektimin e jashtëzakonshëm më 24 mars 2018, në regjionin e Prizrenit.

Inspektimi është bërë në fabrikat e përpunimit të mishit (FPM) dhe depot e komunave Prizren, Dragash dhe Suharekë.

Deri më tani janë inspektuar gjithsej 12 subjekte, 10 fabrika të prodhimit të mishit dhe 2 depo ftohëse.

Për shkak të kushteve tekniko - sanitare dhe higjieno – sanitare janë mbyllur 2 fabrika të prodhimit të mishit në Komunën e Dragashit.

Në 3 subjekte është hasur në produkte me afat të skaduar, të cilat nga ana e palës janë largur nga përdorimi dhe si të tilla nuk kanë qenë për përdorim, dhe atë:

-   Produkt mishi për përpunim - 753 kg;

-   Mish i ndarë mekanikisht (MDM) pule  - 700 kg;

-   Kofshë pule – 75 kg;

Të gjitha këto raste do të trajtohen konform dispozitave ligjore në fuqi.

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim dhe koordinim me Zyrën Regjionale të AUV-it në Prizren, do të vazhdojnë me veprimet tjera sa i përket kontrollimit të cilësisë së mishit, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndetit të tyre.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)