19 Mars 2024

Prodhuesit kërkojnë mbështetje urgjente nga Qeveria pas ndikimit të pandemisë

Prishtinë, 27 mars - Qeveria duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për të trajtuar vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet sektori privat në përgjithësi, dhe prodhuesit në veçanti, ashtu që të zbus sadopak krizën që po rezulton nga pandemia globale COVID-19.

Kjo u konkludua gjatë një forumi virtual me transmetim direkt të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutua mbi aktivitetet e prodhimit në kohë të krizës.

Kujtim Gjevori, themelues i kompanisë Scampa dhe njëherësh kryesues i komitetit të prodhimit në Odën Amerikane, theksoi se megjithë sfidat e vazhdueshme të prodhuesve në Kosovë, rezultatet e krizës globale mund të jenë fatale për këtë industri nëse e njëjta nuk stimulohet.

Sipas tij, efekti i pandemisë ka qenë i menjëhershëm për sektorin e prodhimit, ndërsa vazhdimi i rritjes së kostove qoftë operacionale apo të sigurimit të lëndës bazë, eventualisht do të ua pamundësojë mbijetesën shumë bizneseve prodhuese.

Gjevori shprehu shqetësimin e tij mbi mungesën e incentivave nga shteti, dhe u bëri thirrje institucioneve të bashkëpunojnë ngushtë me akter relevant për të përkrahur bizneset para se dëmet e kësaj krize të jenë të pariparueshme për ekonominë e vendit.

Gojart Kelmendi, themeluesi i kompanisë Eurokosova potencoi se vështirësitë në sigurimin e lëndës së parë si dhe rritja e kostos së kësaj lënde janë ndër çështjet më shqetësuese për industrinë e prodhimit.

Ai konsideroi se sigurimi i qarkullimit të parasë është krucial në funksionimin më të rregullt të zingjirit të furnizimit, gjersa kërkoi nga Qeveria që të ri-alokojë mjetet financiare për nevoja emergjente në përkrahje të sektorit privat.

Për më tepër, Kelmendi shtoi se askush nga Qeveria nuk i ka kontaktuar deri më tani për të vlerësuar ndikimin që pandemia ka pasur në sektorin e prodhimit, ose për të ofruar mbështetje të çfarëdoshme, ndërsa theksoi nevojën që Qeveria të paktën të jetë azhurne në pagesa me kontraktorë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të fokusohen në blerje të produkteve vendore, në mënyrë që qarkullimi i parave të mbetet brenda Kosovës.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua edhe për domosdoshmërinë e prioritizimit të produkteve vendore në proceset e tenderimit, në mënyrë që prodhuesit vendorë të ndihmohen, dhe dëmet ekonomike në vend të zvogëlohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)