01 Qershor 2020

Prodhuesit e verës nënshkruajnë marrëveshje me qytetin e verës së Bordos

Prishtinë, 10 korrik - Në prani të Ambasadorit të Francës në Kosovë, Didier Chabert, prodhuesit e verës së Kosovës do të nënshkruajnë sot në Aleancën Franceze në Prishtinë një marrëveshje partneriteti me qytetin e verës së Bordos.

Qyteti i verës është zona më e madhe kulturore dedikuar verës si një trashëgimi kulturore, universale dhe jetësore. E inauguruar tre vjet më parë, kjo zonë mirëpret më shumë se 400.000 vizitorë në vit në Bordo, në zemrën e një prej rajoneve më të njohura të vreshtarisë.

Përmes kësaj marrëveshjeje, prodhuesit e verës të Kosovës, të përfaqësuar nga shoqata e tyre Enologjia, angazhohen  për të siguruar referenca të verërave kosovare dhe pajisje për promovimin e tyre.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, që tregon për interesimin e sektorit të vreshtarisë dhe verarisë franceze, do të mundësojë njohjen më të mirë të verërave të Kosovës në Francë, dhe përmes kësaj edhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në Francë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)