18 Janar 2020

Prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla do ta hap fabrikë në Gjermani

Berlin, 14 nëntor - Prodhuesi i automjeteve elektrike Tesla, fabrikën e parë në Evropë do ta hapë në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.

Elon Musk, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv (CEO) i kompanisë Tesla, që mori pjesë në ceremoninë e çmimeve “Timoni i Artë”, që organizohet për herë të 43-të në Berlin nga ana e Grupit gjerman Auto-Bild, tha se së shpejti në afërsi të Berlinit do të çelet fabrika të cilën e prezantoi si “Gigafactory 4”.  

Musk, në postimin e bërë më pas në median sociale Twitter, tha se në fabrikën që do të hapet si “Giga Berlin” do të prodhohen bateri, organet e përcjelljes së fuqisë dhe automjete dhe automobili i parë që do të prodhohet në këtë fabrikë do të jetë “Model Y”.

Tesla ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2 komplekse Gigafactory dhe fabrikën e parë jashtë Amerikës kishte marrë vendim vitin e kaluar ta hapte në Kinë.

Ndërkohë që bëhet e ditur se për fabrikën në Berlin është dhënë stimulim financiar, pritet që ajo të fillojë prodhimin në vitin 2021. Llogaritet që kompleksi në fjalë të krijojë vende pune për 10 mijë njerëz. 

Nga ana tjetër, automobili i segmentit të mesëm elektrik “Model 3” i Tesla-s, mori çmimin “Timoni i Artë 2019”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)