29 Mars 2024

Prodhohet Ferrari i parë familjar

Romë, 23 janar - Katër vende të rehatshme, por e njëjta shpejtësi dhe luks, në Ferrari-n e parë familjar të historisë.

Në lajmin e publikuar nga “Corriere della Sera” mësohet se shumë shpejt do të dalë në treg surpriza e re e papritur e markës më të njohur sportive në botë.

”Makina e re me 12 cilindra bashkon ne vetvete, ashtu siç askush nuk ka ditur të bashkojë, karakterin veçanërisht sportiv dhe rendimentin e lartë, një elegancë të rafinuar dhe një rehati të jashtëzakonshme, për të bërë që drejtuesi dhe pasagjerët të përjetojnë emocione unike”, shkruhet në prezantimin e makinës në faqen zyrtare të kompanisë.

Ndryshe nga makinat e zakonshme, pesha e të cilave përqendrohet në pjesën e motorit, falë një teknologjie të veçantë, pesha e Ferrari-t që do të dalë në treg do të jetë e shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë në të gjithë pjesët e trupit.

Makina ka një motor prej 6 200 centimetrash kubikë, 660 kuaj fuqi dhe mund të arrijë deri në 8 mijë xhiro në minutë. Ajo është në gjendje që të kapë shpejtësinë e 100 km/h brenda 3,7 sekondave nga nisja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)