26 Prill 2024

Prodhimtaria britanike humbi tempon e tremujorit të parë

Londër, 9 mars - Prodhimtaria britanike është ngadalësuar në fillim të vitit 2011 pas rritjes  rekorde në tre kuartalet paraprake, por ndërmarrjet janë optimiste përkundër domosdoshmërisë që t’i rrisin çmimet.

Federata e inxhinierëve punëdhënës publikoi se 25 për qind e kompanive kanë shënuar rritje të prodhimtarisë, zvogëlim prej 33 për qind krahasuar me tremujorin paraprak.

Çmimi i rritur i energjisë dhe materialeve i detyrojnë kompanitë që t’i rrisin çmimet për tregun e brendshëm dhe të jashtëm deri në nivele rekorde.

Kjo mund ta ndryshojë politikën financiare të ekspertëve nga “Bank of England”, të cilët po tentojnë ta zvogëlojnë inflacionin prej 4 për qind, dyfish më shumë sesa është parashikuar, pa penguar ripërtëritjen e zbehtë ekonomike.

Ekspertët paralajmëruan se nivelet vazhdimisht të larta të çmimeve, tensionet në Lindjen e Afërt dhe brengosja për fuqinë e ekonomisë mund ta prishë fotografinë gjatë vitit të ardhshëm.

Megjithatë, pritjet e kompanive për marrëveshje të reja janë në nivel rekord, 33 për qind presin rezultate më të mira në tremujorin e ardhshëm.

Sektori prodhues, i cili është përgjegjës për 13 për qind të BPB-së britanike, është një nja pikat më të fuqishme të ekonomisë, e cila i zvogëloi tronditjet nga kriza që nga viti i kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)