18 Prill 2024

Prodhimi industrial turk u rrit me 3,2 për qind në qershor

Ankara, 17 gusht -  Prodhimi industrial i Turqisë është rritur me 3,2 për qind këtë qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Instituti Turk i Statistikave (TUIK).

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin qershor.

Sipas këtyre të dhënave në qershor prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike është rritur me 3,2% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Prodhimi industrial konsiderohet një tregues jetësor për ekonominë, pasi shihet si një matës paraprak për rritjen e PBB-së.

Në mesin e tre nënindekseve kryesore, indeksi i minierave dhe i guroreve shënoi rritjen më të lartë vjetore në qershor, me 7,2 për qind, sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).

Indeksi i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar u rrit me 4,6 për qind, ndërsa për indeksin e prodhimit gjatë të njëjtës periudhë rritja ka qenë 2,9 për qind.

Në bazë mujore, në qershor indeksi ka pësuar rënie me 2 për qind krahasuar me muajin maj.

Krahasuar me muajin e mëparshëm (maj) në qershor të gjitha nënindekset e nën-sektorëve të sektorit industrial, të korrigjuara nga ndikimet kalendarike dhe stinore kanë pësuar rënie.

Indeksi i minierave dhe i guroreve ka pësuar rënien më të madhe, duke rënë me 5,1 për qind në krahasim me muajin maj.

Indeksi i prodhimit dhe i energjisë elektrike ra me 2,2 për qind, kurse indeksi i furnizimit me gaz, avull dhe ajër të kondicionit u ul me 2,1 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)