25 Prill 2024

Prodhimi industrial në SHBA është rritur me 5,8 për qind

Washington, 16 janar - Prodhimi industrial i Shteteve të Bashkuara është rritur me 5,8 për qind në 2010-n, pas një rënieje prej 9,3 për qind në 2009-n, njoftoi dje banka qendrore amerikane Fed.

Në dhjetor, prodhimi i industrive të vendit është rritur me 0,8 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, në të dhëna të korrigjuara të luhatjeve të stinës, pas një rritjeje prej 0,3 për qind në nëntor.

Rritja e dhjetorit është dy herë më e madhe nga sa shpresonin analistët.

Prodhimi industrial kishte rënë me 3,8 për qind në vitin 2008.

Nga ana tjetër rritja ekonomike e Kinës nuk përbën asnjë kërcënim për interesat e SHBA-së dhe Uashingtoni nuk ka asnjë plan që mund të kufizojë rritjen ekonomike të ekonomike të Kinës, deklaroi dje në Uashington sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pak ditë para vizitës në SHBA të liderit kinez Hu Jintao. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)