29 Mars 2024

Prodhimi industrial në Evropë shënoi rënie mbi 20 për qind

Bruksel, 15 korrik - Eurostat ka njoftuar se prodhimi industrial në Evropë vazhdoi të bie mbi baza vjetore në maj, përkundër një rritjeje mujore të nxitur nga lehtësimi i masave parandaluese të COVID-19.

Prodhimi industrial i BE-së shënoi rënie 20.5 për qind në maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa shënoi një rritje me 11.4 për qind muaj pas muaji.

"Në 27 vendet anëtare të BE-së, apo BE27, prodhimi i mallrave kapitale ra me 29.5 për qind, mallrat e qëndrueshme të konsumit me 23.2 për qind, mallrat e ndërmjetme me 18.5 për qind, mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm me 13.4 për qind dhe energjia me 10.6 për qind", bëri të ditur zyra e statistikave, duke dhënë shifrat vjetore.

Prodhimi industrial shënoi rënie në të gjitha shtetet anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhënat, me uljet më të mëdha të regjistruara në Sllovaki (minus 33.5 për qind), Hungari (minus 27.6 për qind) dhe Rumani (minus 27.4 për qind).

Prodhimi industrial në eurozonë gjithashtu shënoi rënie me 20.9 për qind ndër vite në maj ndërsa u ngjit në 12.4 për qind nga muaji i kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)