24 Prill 2024

Prodhimi i fabrikave amerikane u rrit 0.8 përqind në muajin maj

Washington, 6 korrik - Fabrikat amerikane morën më shumë porosi për muajin maj, një tregues për rritjen e sektorit të prodhimit.

Departamenti amerikan i Tregtisë tha sot se prodhimi i fabrikave u rrit 0.8 përqind në muajin maj pasi ra 0.9 përqind një muaj më parë.

Raporti bën të ditur se ritja ishte rezultat i shtimit të porosive për avionët, automobilët dhe pjesët e tyre të këmbimit.

Kjo do të thotë se njësitë e prodhimit kanë filluar të marrin vetem nga ngritja e çmimeve të naftës në fillim të këtij viti dhe nga tërmeti dhe cunami që goditën Japoninë më 11 mars.

Fatkeqësitë natyrore bënë që shumë fabrika të Japonisë të mbylleshin, gjë që shkaktoi mungesën në tregjet botërore të pjesëve të këmbimit dhe artikuj të tjerë.

Në raportin e Departamentit të Tregtisë thuhet gjithashtu se kompanitë amerikane morën më shumë porosi për kompjuterët dhe pajisje të tjera.

Po ashtu u shtuan porositë edhe për shitjet me pakicë, artikuj që përdoren për disa vjet. Departamenti thotë se porositë për këta artikuj u ngritën 2.1 përqind në muajin maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)