28 Mars 2024

Prezantohet Saab 9-4X

Stokholm, 28 tetor - Modeli i shumëpritur i Saab-it, SUV 9-4X, më në fund edhe zyrtarisht është prezantuar. Ky model shumë i rëndësishëm për të ardhmen e këtij prodhuesi, është njëri nga projektet më të fundit i zhvilluar nën udhëheqjen e GM-it.

Në përputhje me këtë, e ashtuquajtura platforma Theta dhe komponentët kryesor të SUV-it Saab, ndahet me modelin Cadillac SRX. Vet forma e automobilit ka mbetur e afërt me konceptin 9-4X BioPower, i prezantuar qysh në vitin 2008 në Detroit.

Si për blerësit amerikan, ashtu edhe ata evropian, 9-4X do të jetë në dispozicion me dy motorë benzinë V6. Ai bazë atmosferikë 3.0 litërsh, zhvillon 265 kuaj fuqi dhe është në sistemin e tërheqjes me dy rrotë dhe me katër.

Versioni më i fuqishëm është ai me turbo-mbushës 2.8 litërsh me 300 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 400 Nm. Për blerësit evropianë, më vonë do të ketë edhe motor me naftë. Shitja në Evropë fillon në verën e vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)