22 Shtator 2020

Pr Solutions partnere e kompanisë për media

Prishtinë, 26 maj - Njëzet e gjashtë partnerë bashkohen me Tipik-un për të përmbushur nevojat tuaja për komunikim - nga evenimentet e deri te marketingu strategjik, ne jemi aty ku jeni edhe ju. Nga Turqia në Finlandë, si dhe në shumicën e vendeve ndërmjet tyre, fusha e ekspertizës në dispozicion të klientëve tanë është zgjeruar.

"Viti 2010 dhe horizontet tona të vazhdojnë të zgjerohen", thotë drejtori ekzekutiv i Tipik-ut, Juan Arcas. "Zgjedhja e profesionistëve mjaft të talentuar që punojnë në nivel vendor rrit aftësinë tonë për të organizuar evenimente në të gjithë Evropën dhe më gjerë."

Rrjeti i Tipik-ut i jep secilit partner një mundësi për të shkëmbyer përvojën lokale, njohuri të tregut dhe zgjidhje. Për Tipik-un, rrjeti u jep klientëve tanë dimensionin evropian për të cilin kanë nevojë. Në një botë ku menaxhimi i evenimenteve po lulëzon, në këtë partneritet nuk ka humbës.

Secili partner është një agjenci komunikimi e pavarur, e njohur mirë në tregun e saj të brendshëm. Shumë prej tyre, siç janë partnerët francezë dhe estonezë, janë të specializuar në menaxhimin e evenimenteve, të tjerë, siç janë ata nga Italia dhe Letonia, janë të përfshirë në marrëdhëniet me publikun. Por një gjë na bashkon të gjithëve: pasioni për përsosmërinë.

Kjo përsosmëri është përkryer gjatë 20 viteve të përvojës të Tipik-ut në fushën e komunikimit të korporatave dhe institucioneve.

Me vendndodhje në zemër të Bashkimit Evropian në qendër të Brukselit, Tipik-u ka një ekip të brendshëm prej 115 punonjësish nga 30 vende dhe mbledh së bashku artistë të arteve grafike, dizajnues uebi, përkthyes, menaxherë evenimentesh, një ekip audiovizual dhe një ekip redaksional. Këta ekspertë kanë punuar me kontratat e lidhura me një shumëllojshmëri të gjerë drejtorish të Komisionit Evropian, NATO-s, Parlamentit Evropian, si dhe me kompani të tilla si BNP Paribas në Francë, kanalet televizive në Belgjikë RTBF dhe Be-TV dhe Shoqatën Farmaceutike Belge.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2020 - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të bëjë përurimin e Qendrës Testuese për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë. (Objekti i ish-Ministrisë së Administratës Publike, kati përdhesë, salla 0-15, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 9:30)

- inspektorët e Inspektoratit të Tregut do të bëjnë inspektime, ku do t’i shoqërojë edhe ministri Vesel Krasniqi për t’i parë nga afër këto inspektime. (Nisja do të bëhet nga MTI, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedhjen  e ekspertëve të jashtëm si dhe publikimin e adresës për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Infrakos ku do te takohet me menaxhmentin. (Infrakos, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e pritjes të një misioni ekspertësh epidemiologjikë dhe mjekësorë të COVID-19 nga instituti gjerman i shëndetësisë, “Instituti Robert Koch” nga Gjermania. (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ora 10:00 - ndryshim, ora 11:00)

- Fondacioni Kvinna till Kvinna do të lansojë raportin 'Ku janë paratë për të drejtat e grave? Trendet e financimit në Ballkanin Perëndimor'. (Ngjarja do të mbahet online dhe është e hapur për publikun përmes platformës Zoom, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës . (ShSKUK, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike dikuton për rishpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, formimin e Grupit të punës për plotësimin e Bordit të NP KOSTT, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës mban konferencë lidhur me ngjarjët e fundit, për situtën e fundit si dhe vendimet e marra të Qeverisë në kohën e Pandemisë Covid 19, prej fillimit e deri me sot. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin e organizuar për nder të "Ditës së Pastrimit të Botës" dhe "Ditës pa Makina" të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. (Pikënisja do të jetë rruga në afërsi të urës që ndodhet përballë objektit Administratës Komunal, ora 11:00)
 
- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi. (Fshati Miradi, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Valdet Hashani ish menaxher i Qendrës së karantinës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- OVL UÇK mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Selia qendrore në Prishtinë, ora 11:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin e Projektkodit civil i Republikës së Kosovë, Projektligjit për tokën ndërtimore si dhe shqyrton shkresën e deputetëve: Alban Hyseni, Artan Abrashi dhe Dimal Basha për të ftuar në raportim Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me deklarimin për respektimin e marrëveshjes kundër kushtetuese për asociacionin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton e planit të punës së Komisionit, për periudhën shtator-dhjetor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Afrika Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e dëshmitarit Naim Musliu - Babai i Agon Musliu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, 14:00)

- Sindikata e Infermierëve të Kosovës mban konferencë për media pas një takim konsultativ dhe koodinues me shoqatat e infermierëve, teknikëve te anastezionit, mamive, laborantëve, Oden e Infermierëve dhe Bashkimin e Sindikatave të Lira të Shëndetësisë lidhur me kërkesat për koeficinetin e pagave, rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesat e rrezikshmërisë, pagesat e orëve shtesë. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 15:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Muzeun Kombëtar të Kosovës, dhe Fondacionin “Tradita Popullore” organizon ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ngjarjen kulturore në të cilën do të promovohet diversiteti ynë i pasur kulturor, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale. (Parku arkeologjik “Ulpiana”, ora 17:00)

- Sot fillon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)