01 Prill 2020

Pezho prezanton në Shkup modelin e ri të makinës 208

Shkup, 31 shkurt - Në Shkup u prezantua modeli i ri i automobilit Pezho 208. Ajo që bie në sy nga jashtë është dizajni dinamik ndërsa brendia ofron komoditet më të mirë dhe karakteristika më të mira teknologjike nga modeli paraprak.

Gjatësia e përgjithshme e automobilit është 4 metra dhe sipas prezantuesve, siguria e modelit të ri të Pezho 208 është më e mirë në krahasim me modelin paraprak.

Kjo është gjenerata e dytë e Pezho 208 ndërsa në treg do të shiten me motor benzinë dhe dizel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Prill 2020  - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Zyra e Presidentit, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e LDK-së,  Isa Mustafa. (Zyra e Presidentit, ora 10:30)

- Instituti i Medies i Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve për masat diskriminuese të Qeverisë ndaj mediave private te Kosoves. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. (Zyra e Presidentit, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë "AKB reagon pas vendimit për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti'. (Zyret e AKB-ës, ora 13:00)