31 Maj 2020

Peugeot-Citroen, kërkon t'i kthehen 100 mijë makina

Paris, 4 shkurt - Firma e prodhimit të automjeteve më e madhe në France Peugeot-Citroen, kërkon t'i kthehen mbrapsht 100 mijë automjete Peugeot 107 dhe Citroen C1.

Këto automjete janë prodhuar në Republikën Çeke së bashku me ato të Toyota-s dhe kanë rezultuar me probleme në pedalen e gazit. Zëdhënësi i firmës franceze Jean Marc Sarret bën të ditur se deri tani nuk ka ndodhur asnjë aksident si pasojë e pedales së gazit.

Sarret thotë se të gjithë pronarët e makinave të prodhuara mes viteve 2005 - 2009 do të njoftohen më postë elektronike për ti kthyer mbrapsht ato. Mendohet se rreth 10 për qind e makinave të prodhuara kanë problem me pedalen e gazit.

Dy të tretat e fabrikës që ndodhet në Kolin janë në pronësi të firmës franceze, ndërsa një e treta që është në  pronësi të Toyota-s prodhon 330 mijë makina në vit. Prodhuesi më i madh i makinave në botë, Toyota, si pasojë e problemeve në pedalen e gazit kërkon mbrapsht rreth shtatë milion makina nga Amerika, Evropa dhe Azia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)