29 Mars 2024

Përgatitet projekti i ujërave të zeza në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë

Prishtinë, 26 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Zyrën regjionale të Thesarit Francez, ka mbajtur takimin e dytë të Komitetit Drejtues për realizimin e Projektit të ujërave të zeza në Prishtinë, Obiliq, dhe Fushë Kosovë. Ky takim, i cili u udhëheq nga Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, shënon vazhdimin e proceseve për realizimin e projektit në fjalë.

Ky projekt është i një rëndësia të veçantë për qytetarët e komunave respektive dhe përgjithësisht ambientin në nivel të Kosovës. Përveç avancimit të rrjetit ekzistues të ujërave të zeza, do të ndërtohet edhe një fabrikë bashkohore për trajtimin e këtyre ujërave. Në këtë fabrikë do të trajtohen ujërat e zeza sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe pastaj uji i trajtuar do të zbrazet në lumenj.

Projekti i ujërave të zeza në Prishtinë dhe komunat përreth vlerësohet se do të arrijë një investim në vlerë rreth 86 milion Euro. Nga kjo shumë, 66 milion euro do të huazohen me kushte shumë të volitshme nga Qeveria e Republikës së Francës kurse pjesa e mbetur do të jetë kontribut i Qeverisë së Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)