29 Mars 2024

Përfaqësues të Ambasadës gjermane, KFW dhe GIZ vizitojnë Ujësjellësin

Prishtinë, 28 gusht - Për nderë të 20-të vjetorit të bashkëpunimit gjermano-kosovarë, përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) , GIZ-i dhe gazetarë vizituan  investimet e Qeverisë Gjermane në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”.

Vizitat u realizuan në fabrikën e trajtimit të ujit në “ Shkabaj” dhe ”Badoc”.

Vlenë të theksohet se, falë investimeve të tyre në sektorin e ujërave /në KRU”Prishtina” sh.a. dhe atë në tre faza ( I, II dhe III), sot qytetarët/konsumatorët tanë kanë shërbime më cilësore me ujë të pijshëm si për nga kualiteti ashtu edhe furnizimi 24 h pa ndërprerë.

KRU Prishtina falënderon Qeverinë Gjermane, Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW) , GIZ-in dhe të gjithë gazetarët e mediave kosovare e më gjerë për kontributin e tyre të pamohueshëm në sektorin e ujërave në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)