29 Mars 2024

Pasojat e naftës në ekosistemet e Gjirit të Meksikës

Meksiko Sity, 27 gusht - Gjatë tre muajve që u desh për të mbyllur pusin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës,  në ujrat e Gjirit u derdhën rreth 4,9 milionë fuçive nafte. Fatkeqësia përfundoi me 15 korrik me mbylljen e pusit.

Rrjedhja e naftës shkaktoi dëme të rënda në marinën e gjirit dhe ekosistemin e bregdetit, dhe siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Adam Philips, pasojat vazhdojnë të jetë kërcënim për botën bimore dhe shtazore të Gjirit të Meksikës.

Gjiri i Meksikës është masa e 9-të ujore më e madhe në botë.  Brenda ekosistemit të saj të larmishëm gjenden një numër ekosistemesh më të vogla, si moçale, grykëderdhje të gjëra, këneta, shkëmbinj koralore, ku jetojnë peshq, zogj dhe shumë kafshë tjera.

John Spark, përgjegjës i iktiologjisë, apo studimeve të peshkut, në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork, thotë se të gjitha vendabanimet e marinës janë prekur nga rrjedhja e naftës. Por, është e vështirë të parashikohen përmasat e dëmeve të shkaktuara.

\"Mendoj se dëmet afatgjatë do të jenë të rënda. Nuk pritet të ketë zhdukje të popullsisë bimore ose shtazore, por pasojat e kësaj fatkeqësie do të vazhdojnë të ndihen në dekadat e ardhshme\".

Studiuesi Sparks thotë se Gjiri i Meksikës eshtë gji i mbrojtur gjysmë i mbyllur nga oqeani dhe si rezultat nuk përfiton nga rrymat ujore që do të ndihmonin për të shpërndarë më shpejt naftën e rrjedhur. Rrymat detare në Gjirin e Meksikës janë në form rrethi dhe lëvizin ngadalë.  Dhe sasia e naftës që ka mbetur në ujë,  që nuk ka avulluar apo që nuk është shpërbërë avulluar bakteriet tani po del me ngadalësi në brigjet e Gjirit mes Luzianës dhe Floridës.

\"Tani nafta do të ngjitet në shkëmbinj, në rërë, pothuajse kudo\".

Zoti Sparks thotë se është veçanërisht i shqetësuar për ndikimin që do të ketë rrjedhja e naftës për peshqit. Disa specie të Gjirit i lëshojnë larvat në rrymat ujore të Gjirit, që i ndihmon ato të dalin nga ujërat e ndotura me naftë dhe të mbijetojnë.  Por, shton ai, shumë lloje peshku, si peshqit që jetojnë në shkëmbinjtë koralorë, nuk mund t’i përshtaten aq lehtë kësaj situate.

\"Ata jetojnë në një rajon të vogël, ku lëshojnë vezët dhe rriten larvat.  Duke marrë parasysh këtë,  sipërfaqja në të cilën ata vendosin vezët mund të mbulohet me naftë, ose koralet mund të shkatërrohen. Dhe ju mund ta imagjinoni se si një prirje e tillë mund të shkaktojë zhdukjen e këtyre specieve\".

Biodiversiteti është nën kërcënim në gjithë botën. Në fakt, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, një organizatë me seli në Zvicër,  afër 20 mijë specie bimore ose shtazore rrëzikohen nga zhdukja, në disa raste shumë shpejtë pasi ato janë zbuluar. Studiuesi Sparks ka parë nga pranë kriza të tilla në liqenet e Makagaskarit, ku ai merret me kërkime.

\"Kur shkova në Madagaskar për herë të parë para 15 vitesh, atje kishte 42 deri 45 specie të njohura nga ujërat e freskëta, liqenet dhe rrëketë. Dhe si rezultat i eksplorimeve të mëtejshme tani ne kemi njohuri për ekzistencën e 160 apo 170 specieve.  Është për të ardhur keq që gjysma e këtyre specieve rrëzikohen nga zhdukja për shkak të shkatërrimit të vendbanimeve të tyre, speciet e tjera të cilat ushqehen me këto specie, dhe peshkimi\".

Prezantimi artificial i specieve gjithashtu mund të rrëzikojë ekosistemet. Disa lloje peshku që përdoren për ushqim e që janë dërguar në Madagaskar në vitet 1950 janë shumëzuar me sukses dhe po vënë në rrezik speciet e tjera. Edhe njerëzit mund ta shkatërrojnë marinën thjesht duke përdorur ujin i cili është i nevojshëm për jetën e specieve.

Kohët e fundit, studiuesi Sparks ka zbuluar një specie të rrallë të peshkut të vogël të quajtur minao në verilindje të Arizonës ku nuk dihej se ky lloj peshku ekzistonte atje. Por, nevojat për shfrytëzimin e ujit për bujqësinë kanë ulur nivelet e ujit në nivelin ku vendbanimi i kësaj specie, lumenjtë të cilët mbushen nga burimet, po thahet.

\"Është duke ndodhur kudo. Pavarësisht se ku shkon, mund të vëresh efektet e cënimit dhe degradimit të vendbanimeve të shumë specieve\".

Grupet që merren me mbrojtjen e natyrës shpresojnë se fatkeqësitë si rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës, do të njohin publikun me rrezikun që i kanoset botës natyrore e që mund të shkaktohet edhe nga aktivitetet e njeriut. Ata shpresojnë se kjo do të rrisë trysninë ndaj bizneseve dhe qeverisë që të jenë më të kujdesshëm në krijimin e ligjeve mbi këto aktivitete dhe për të shmangur zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)