19 Prill 2024

Pas Tojotës dhe Hondes, probleme dhe me frenat e Fordit

SHBA, 11 shkurt - Pas Tojotës dhe Hondes edhe prodhuesi amerikan i automobilave Ford deklaroi se ka një problem me frenat në automjetet hibride.

Në një shpjegim të bërë në adresën e Fordit në internet u theksua se ka pasur disa ankesa nga disa klientë në lidhje me sistemin e frenave ,por në të vërtetë nuk ka asnjë lloj problemi në kapacitetin e frenave të automjeteve dhe se drejtuesit e makinave frikësohen nga këputja e frenave.

Në deklaratën e bërë në lidhje me problemin e hasur në modelet Fusion dhe Milan, theksohet se: “Le të flasim hapur; sado që drejtuesi i makinës ta dëgjojë këtë sinjal apo të ndizen shenjat, sistemi i frenave konvensional i modeleve Fusion dhe Milan ruan kapacitetin ABS”, duke shtuar në fund se “klientëve do t’u shërbehet falas në problemet që kanë.”

Ndërsa një nga inxhinierët e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit theksoi se në modelin hibrid Ford para se pedali i frenave të ndalojë hyn më brenda se aty ku duhet të jetë dhe në këtë mënyrë automjeti e ka shumë të vështirë të ngadalësojë.

Në një deklaratë të Fordit, vendimi i Tojotës, prodhuesit japonez të automobilave, për të tërhequr 8 milionë modele me problemin në sistemin e frenave të modelit Prius është thjesht një rastësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)