19 Prill 2024

Parku Industrial në Suharekë model për të gjithë prodhuesit

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, vizituan Parkun Industrial në Shirokë të Suharekës, ku vizituan Fabrikën e Mobileve ”Te Naseri”, Fabrikën e  Stiroporit “Graniti” dhe Fabrikën e prodhimit të elementeve të Betonit ”I Seferi”.

Pas vizitës që iu bënë këtyre ndërmarrjeve zëvendëskryeministri Limaj, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Hasani dhe kryetari i komunës së Suharekës Asllanaj deklaruan se do të vazhdohet mbështetja institucionale ndaj bizneseve për të rritur mundësinë e prodhimit dhe uljes së papunësisë.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj deklaroi se Parku Industrial në Suharekë është model dhe udhërrëfyes për të gjithë prodhuesit, biznesmenët, ndërmarrësit në Kosovë, për të ecur dhe për ta drejtuar vendin, drejt zhvillimit ekonomik. Po ashtu, Limaj tha se ky park duhet të jetë shembull i një parku industrial në rajon. 

Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, u shpreh se do të angazhohemi që t’i ndërmarrin të gjitha masat për ta fuqizuar prodhimin vendor. Ai më tej theksoi: “ Nga këto do të japim një mesazh të qartë se të gjitha zonat ekonomike në nivel të vendit, që janë kryer të gjitha procedurat si në Drenas, Lipjan, Shtime, në Viti do t’i përkrahim dhe do t’i shtyjmë përpara. Ne, sot këtu vizituam disa prodhime ku u fasciounuam se kemi njerëz, kemi punëtorë që e donë punën. Ne do t’i qëndrojmë fuqishëm të gjithë prodhuesve dhe do të marrim të gjitha masat mbrojtëse, që ta fuqizojmë prodhimin vendor”, tha ministri Hasani.

Ndërkaq kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, tha se përfaqësuesit institucionalë, gjatë kësaj vizite, treguan dhe premtuan se do t’i mbështesin bizneset e kësaj komune.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, që nga marrja e postit të ministrit bëri vizitën e parë, së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj, tek bizneset për të treguar se ato do ta kanë përkrahjen institucionale në vazhdimësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)