19 Prill 2024

Panairi në Frankfurt në shenjën e automobilave me rrymë

Frankfurt, 7 prill - Panairi ndërkombëtar i automobilave në Frankfurt i cili mbahet prej 15 deri 25 shtator do të jetë në shenjën e automobilave elektrikë, për të cilët do të ndahet edhe një sallë e posaçme e panarit, paralajmërojnë nga Shoqata e Auto-Industrisë nga Gjermania (VDA).

Panairi i Frankfurtit vlen si një nga tubimet më të rëndësishme në industrinë automobilistike në botë.

Në sallën e automobilave me rrymë do të ekspozojnë prodhues, si dhe degë tjera nga industria që merren me këtë temë – industria kimike dhe ajo elektronike, lajmërojnë nga Shoqata.

“Kjo paraqitje lidhur me cilësinë dhe numrin do të jetë shumë më i madh krahasuar me panairet tjera, për shembull në Gjenevë”, deklaroi shefi i VDA-së, Matijash Visman.

Ai e ka kritikuar stereotipin e shpërndarë sipas të cilit, gjermanët vonojnë në pikëpamje të automjeteve me rrymë, sipas të cilit, i tejkalojnë Franca, SHBA dhe Japonia.

Federata gjermane pret ardhjen e gjithsej 900 ekspozuesve, derisa vitin e kaluar kishte 781, priten edhe më shumë vitizotë, ndërsa hapësira ekspozuese do të jetë më e madhe se në vitin 2010. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)