20 Prill 2024

“Opel Corsa”, e ridizajnuar dhe më kursimtare

Frankfurt, 22 dhjetor - Katër vjet pas paraqitjes në shitje dhe më pakse një vit nga përmirësimet në shasi dhe në pjesë të motorit, Opelpërsëri vendosi që Corsa-n ta bëjë automobil më të mirë. Kësaj radheështë edhe përpunimi vizual.

Corsa e ri-dizajnuar fitoi pamje të re të pjesës së përparme dhe të pasme me drita të reja dhe me pamje më atraktive të maskës, ndryshime të cilat janë shumë të ngjashme si ato të bëra në Meriva, si dhe këtu gjenden edhe fellnet e aluminit dhe shenja më e madhe “e vetëtimës” në bagazh.

Brenda do të gjeni enterier të ri, me ngjyra të ndryshme, ndërsa novitet është pakoja e ashtuquajtur “Color Line” me të cilën Corsa duket “e trentë”. Nën kapakun e përparmë u gjend vend për motorin e ri dhe më efikas 1.3-litra common-rail me naftë i cili ofron 95 kuaj fuqi dhe i cili e ka edhe teknologjinë start-stop.

Agregati modern në ciklin e kombinuar harxhon vetëm 3.5 litra karburant në 100 kilometra dhe emeton 98 gramë CO2 në çdo kilometër, derisa në qytet, siç thuhet nga kjo kompani, harxhon gjithsejtë 4.2 litra karburant.

Fillimi i ofrimit në treg të Opel Corsa-s së ri-dizajnuar është paralajmëruar për janarin e vitit të ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)