29 Mars 2024

Opel Calibra e re në vitin 2013

Franfurt, 25 maj - Sipas burimeve të brendshme nga prodhuesit e Riselhajm, Opel përgadit një pasardhës të Calibra-s së famshme, e cila ishte shumë popullore në vitet e ‘90-ta.

Për pamjen e jashtme, do të përdoret qasja e njëjtë e dizajnit që e modifikoi prodhimin e Insignia dhe Astrës së re, që do të thotë një pamje më dinamike dhe sportive.

Platformën do ta marr përsipër Insignia, por do të jetë e plotësuar me qëllim të përmirësimit të performancave, reduktimin e harxhimeve dhe të gazrave të dëmshme për ambientin.

Për pjesët e brendshme, gjithashtu do ti jepet besimi Insignia-s, por ende nuk është e qartë se cili do të jetë verzioni më i fortë, gjegjësisht, a do të përdoret 2.0 litër turbo motor i lehtë, apo 2.8 V6 turbak motor më i madh, që do ta mbante mbi supe verzioni ORC i Opelit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)