21 Shtator 2018

OEK kërkon urgjent markimin CE për produktet e ndërtimit në Kosovë

Prishtinë, 18 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës ka ftuar kompanitë kosovare të produkteve të ndërtimit që të punojnë më tepër për posedim të markës CE për produktet e tyre.

Safet Gërxhaliu kryetar i OEK ka thënë se vlera e shtuar e maskimit CE është që të gjitha vendet e BE-së duhet të lejojnë shitjen e produkteve të ndërtimit që mbajnë markën CE.

Kjo sipas tij do të thotë që autoritetet publike nuk mund të kërkojnë ndonjë markë ose certifikatë shtesë, e po ashtu jo më shumë testime shtesë.

Prandaj siq thekson ai kompanitë prodhuese ose distributorët e produkteve janë në gjendje të tregtojnë produktin në çdo vend evropian me të njëjtin dokumentacion.

"Së bashku me Deklaratën e Performancës kjo gjithashtu do të ndihmojë klientët dhe përdoruesit përfundimtarë të kontrollojnë performancën e produktit dhe ta krahasojnë atë me produkte të tjera në të njëjtën qasje teknike."

"Kur prodhuesi, vendos markën CE në një produkt kjo do të thotë që kompania është duke siguruar që performanca e produktit që po shitet është e njëjtë me atë që deklarohet dhe se është marrë duke përdorur specifikimet teknike të duhura evropiane", ka pohuar Gërxhaliu.

Trans pozimi i CPR-së 305/2011 është në fazën finale (aktualisht në lexim të dytë) dhe si e tillë gati ka kaluar të gjitha procedurat për miratim final nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Megjithëse, Kosova nuk ka trupa notifikuake meqenëse nuk është anëtare e BE-së, si lehtësim për produktet e ndërtimit kosovar, parashikohet të kemi trupa të emëruar për vlerësim të konformimtetit, të cilët do të emërohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Aktualisht ekzistojnë 11 laboratorë testues për materiale e ndërtimit të akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës.

Projektligji për produktet e ndërtimit, përmban tri mënyra me të cilat produkti mund të tregoj përputhshmërinë me kërkesat e këtij ligji, si në vijim: përdorimi i shenjës CE - shënjimi CE aplikohet atëherë kur vendi i destinacionit të produktit e kërkon një gjë të tillë, por mund të aplikohet edhe për produktet në tregun e Kosovës,përdorimi i shenjës së konformitetit të Kosovës aplikohet në rastet kur prodhuesi përmbush kërkesat për vendosjen e saj, të përcaktuara në këtë ligj, apo shenjën tjetër ekuivalente të konformitetit sipas marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare,vendosja në tregun e Kosovës së produkteve ndërtimore duke zbatuar dispozita tjera përveç atyre të kërkuara për shenjën CE apo shenjën e konformitetit të Kosovës.

Markimi CE përmban disa informacione thelbësore rreth produktit dhe siguron një lidhje me dokumentet e tjera shtesë të cilat gjithashtu përmbajnë informacione të rëndësishme. Pajisja me CE markë jo vetëm që konsiston në vendosjen e etiketës tek produkti, nga ana tjetër prodhuesit duhet të kryejnë shumë detyra për të përfunduar procesin e shënjimit të markës CE.

Prodhuesi ose përfaqësuesi i kompanisë është përgjegjës për vendosjen e markës CE. Vendosja e simbolit tÑ‘ markës CE duhet të jetë në përputhje me Direktivën 93/68/EC dhe të tregohet mbi produktet, paketimin ose dokumentin komercial shoqërues.

Ka një numër parimesh dhe kërkesash që aplikohen në informacionin e dhënë bashkë me simbolin e markës CE si ai duhet të përfshijë emrin e prodhuesit,ai duhet të përfshijë: numrin unik të identifikimit të çertifikimit (produktit ose FPC) për produktet nën kuadrin e sistemit tÑ‘ vërtetimit tÑ‘ konformitetit 1+, 1 dhe 2+, dy shifrat e fundit tÑ‘ vitit kur është vendosur simboli i markës CE dhe numrin e çertifikatës së konformitetit; ai duhet të përfshijë numrin e standardit Evropian të produktit dhe një përshkrim të produktit (të tillë si emri i përgjithshëm, materialet, dimensioni dhe përdorimi final),ai do të japë (gati në të gjithë rastet), informacionin e pÑ‘rformancës për të gjitha karakteristikat për të cilat prodhuesi dëshiron të deklarojë një vlerë, dhe NPD për të tjerat,nuk ka aktualisht rregulla se në cilën gjuhë duhet të jepet informacioni i markës CE. 

Megjithatë, meqenëse informacioni duhet të jetë i kuptueshëm për autoritetet zbatuese të ligjit nÑ‘ treg në vendin e destinacionit (dhe vetëm nëse prodhuesi ose është i sigurte që ekziston një gjuhë e vetme, si anglishtja, qÑ‘ kuptohet, ose simboli apo sistemi i përcaktimit qÑ‘ përdoret, nuk kërkon përkthim), prodhuesi rekomandohet të konsiderojë përdorimin e gjuhës ë vendit të destinacionit.

"Benefitet e kompanive janë të mëdha pas shënjimit të markës CE, duke ndikuar kështu në depërtim më të lehtë në tregjet e BE-së dhe përafrim me vlerat evropiane në fushën e sigurisë së produkteve të ndërtimit", ka potencuar Gërxhaliu.

Oda Ekonomike e Kosovës apelon tek bizneset vendore që të kuptojnë rëndësinë e ndërkombëtarizimit të ndërmarrësisë vendore e në veçanti përmbushjen e normave dhe kritereve të kërkuara për prodhimet ‘’ Made in Kosova ’’ me qëllim të shfrytëzimit të mundësive që ofron MSA si dhe Marrëveshjet të tjera ndërkombëtare. Përmirësimi i bilancit te pagesave është i një rëndësie.

 

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)