25 Prill 2024

Obama: Amerika duhet të zhvillojë sektorin e prodhimit

Washington, 9 qershor - Presidenti amerikan Barak Obama tha se Amerika mund të \"fitojë të ardhmen\", duke rindërtuar sektorin e saj të prodhimit.

Zoti Obama i bëri komentet sot pas vizitës në një qendër trajnimi për industrinë automobilistike në një kolegj në shtetin Virginia, pranë Uashingtonit.

Ai tha se ritmet e ngadalta të rimëkëmbjes ekonomike kanë lënë shumë amerikanë pa punë, prandaj ai u bëri thirrje ligjvënësve dhe industrive të ndryshme të mbështesin programet që nxisin trajnime të tilla.

Ai tha gjithashtu se bizneset private, grupet e industrisë dhe shkollat ​​duhet të shtojnë përpjekjet për të vendosur lidhje midis punëtorëve të kualifikuar dhe vendeve të punës që presin të plotësohen.

Komentet e tij vijnë pas një sërë raportesh ekonomike që hedhin dyshime në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)