27 Prill 2024

Njohuri të reja për serinë 3 të BMW-së

Shtutgard, 20 nëntor - BMW është duke përgatitur një numër të madh të noviteteve teknike për gjeneratën e ardhme të modeleve të serisë 3, dhe kjo e tëra me qëllim të zvogëlimit të harxhimit të karburanteve dhe rritjes së rehatisë dhe sigurisë së udhëtarëve, por edhe këmbësorëve.

Zyrtarisht në BMW filozofinë e re e përshkruajnë me fjalët “‘Connected Drive’ e cila plotëson ‘Efficient Dynamics’”, dhe e njëjta do të duhet të inkorporohet në modelet e serisë 6 dhe 3.

“Connected Drive-n” bavarezët e përshkruajnë si sistem i cili kombinon “pranimin e informacioneve nga jashtë” dhe atyre “nga vetë makina” dhe në këtë formë “vendosin” se cila është mënyrë më optimale për punën e vet makinës.

Informacionet nga jashtë do të arrijnë me ndihmën e censorëve të ndryshëm dhe kamerave, si “all-round” censorit të ri të parkimit, censorit për dritë dhe shi, kamerat e vendosura përpara dhe prapa etj.), “car-to-car” komunikimit, situatës në rrugë tek e cila automobili arrin nëpërmjet internetit etj.

Nga të gjitha informacionet të cilat automobili vet i gjeneron pritet që harxhimi mesatar, dhe së bashku me këtë edhe emetimi i gazrave të dëmshme të zvogëlohet për rreth 15%.

Inovacionet tjera kanë të bëjnë me rritjen e kompatibilitetit për lidhjen e ‘infotainment’ pajisjes së automobilit me pajisjet e shtëpisë sikur kompjuteri dhe smartphone-t. Pritet që gjenerata e ardhme e serisë 3, prezantimi i të cilit pritet në fund të vitit, të jetë në mesin e modeleve më aerodinamikë në klasë.

Ky model në mesin e “premium” limuzinave do të duhet të fusë motoriken 3-cilindërshe, dhe të njëjtën do ta karakterizojë zvogëlimi i vëllimit dhe të pranisë së përgjithshme të turbombushësve dhe të injektimit të drejtpërdrejtë. Sigurisht, “EfficientDynamics” do të jetë i pranishëm me të gjitha pakot e gjertanishme si “stop-start” apo të frenimit regjenerativ, dhe priten edhe disa novitete teknike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)