21 Janar 2020

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badofcit është minus 9 metra

Prishtinë, 3 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellesit Prishtina ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

KRU Prishtina ka deklaruar se uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

KRU Prishtina falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmbaruesit privat.

Poashtu, Kompania i’u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme konsumatorëve borxhlinj për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU,,Prishtina,, sh.a.

Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të iu kthehet në investime afatgjate duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

"Ju ftojmë që, për çfarëdo ankese apo kërkese t’u drejtoheni zyrës/departamentit për konsumatorë në KRU”Prishtina” sh.a."

"Çdo ankesë apo kërkesë e juaja do të trajtohet me shumë kujdes nga profesionistë  të departamentit për konsumatorë", thekson KRU Prishtina.

 
...
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30) 

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)