04 Mars 2021

“Nissan” përcaktoi çmimin e automobilit elektronik

Jokohama, 31 mars - Nissan Motor sot lajmëroi se automobili i tij i ri elektrik “lif” do të kushtojë 3m76 milionë jenë (40.000 dollarë amerikanë), është më i vogël se të tjerët që nuk lëshojnë gazra të dëmshme.

“Lif” do të jetë njëri prej automobilave më të lirë në tregun e ri të automjeteve elektrik, por analistët konsiderojnë se ky çmim megjithatë është shumë i lartë për një rreth të gjerë të klientëve.

Rrezja e kufizuar e qarkullimit – 160 kilometra me një mbushje, ende është pengesë e madhe. Shpejtësia më e madhe është rreth 140 kilometra në orë.

Megjithatë, konsiderohet se “lif” do të gjejë blerës, veçanërisht në mesin e njerëzve që duan të jenë “të gjelbër”, atyre të cilëve u është e rëndësishme teknologjia dhe atyre që në plan të parë e kanë autoritetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)