11 Gusht 2020

Nisën rrënimi i lokaleve në qendër të qytetit të Deçani

Prishtinë, 25 mars - Bazuar në planin rregullues të qytetit të Deçanit , komuna e Deçanit është duke ber përpjekje që të zbatoi në përpikëri ketë plan rregullues duke ju krijuar kushte më të mira qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Në qendër të qytetit sot ka filluar largimi i lokaleve të cilat do të zëvendësohen më hapësira gjelbëruese si dhe do të mundësojnë  zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit.

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , i shoqëruar më bashkëpunëtor bashkë më kompanin e kontraktura sot kanë filluar largimin e këtyre  lokaleve nga qendra e qytetit .Ndonëse  pronaret e këtyre lokaleve ishin njoftuar më kohë por edhe qeveria e Republikë së Kosovës ka nda mjete të mjaftueshme për shpronësim.

Më ketë rast kryetari Ramosaj tha se konformë ligjit  kemi vepruar ne si Institucion Komunale , pronaret janë thirrur në takime , janë njoftuar më kohë dhe të gjitha procedurat janë ndjekur pa e thy as një rregull  ndërsa sot kërkoi nga të gjithë pronarët që të kenë mirëkuptim të na lejojnë të kryem proceduar tona ashtu siç edhe janë njoftuar më anë të shkresave që nga viti 2018.

Në vitin 2018  më dt.01.08.2018  në bazë të një vendimi preliminar më numër protokolli 23181 dhe në mbështetej të nenit 92 paragrafi 4 dhe neni 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 4,9,10 dhe nenit 45 të Ligjit  nr.03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra më Ligjin  Nr.03/L-205, duke u bazuar në kompetencat e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Kryetari i komunës , me dt.31.07.2018 mori këtë  vendim preliminar ku miratohet  shpronësimi për interes publik të Komunës së Deçanit i lokaleve dhe pronës tokës së paluajtshme  të pronareve  dhe zotëruesve të interesit  të cilat preken nga Ndërtimi i Qendrës së Qytetit , sipas tabelës të përshkruar  nga evidencat kadastrale  përkatëse  për titullarët e lokaleve dhe të pronës të paluajtshme, pozitën e tyre  në kuadër të projektit të interesit publik si dhe sipërfaqeve të tyre.

Ky vendim ka hyrë në fuqi brenda 10 ditëve ku edhe është berë publikimi në faqen zyrtare dhe në gazeten zyrtare . Këtij vendimi nuk u janë përgjigje pronaret e lokaleve të cilët kanë konsiderua së u është ber e pa drejtë.

Më dt.11.03.2019 Drejtoria e Urbanizmit Planifikimit Hapësinorë  dhe Mbrojtje të Mjedisit ka nxjerrë një vendim për rrenim më numër protokolli 7504 ku është bazuar edhe në vendimin përfundimtar  02.Nr.39154 të dt.31.12.2018 si në dispozitat e këtij vendimi .

Mos respektimi i këtij vendimi do të ketë për pasojë rrënimin e objektit me masa administrative nga ana e organeve Komunale të autorizuara .Kundër këtij vendimi palët kishin të drejt ankese në afat kohor brenda 7 ditëve.

Ndonëse janë kryer të gjitha procedurat e një pas njëshme  Drejtoria e Inspeksionit  më  dt 20.03.2019 kishte njoftuar kryetarin e komunës, pronarët e lokaleve, policinë e Kosovës së më  dt 25.03.2019 ( e hëne)  bashkë më kopanin e kontraktuar do të rrënoni  lokalet në qendër me vet faktin se këto   lokale janë shpronësuar  dhe të gjitha afatet ligjore janë kaluar .

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .