29 Mars 2024

Nisan kërkon mbrapsht 500 mijë makina

Bruksel, 4 mars – Kompania Japoneze e prodhimit të makinave, Nisan do të tërheqë nga tregu 500 mijë automjete për shkak të problemeve që janë shfaqur me frenat.


Vendimi është marrë nga kompania edhe pse deri tani nuk ka pasur informacione për aksidente ose viktima për shkak të problemeve teknike të makinave Nissan. Mësohet se pjesa dërrmuese  e makinave me defekte janë shitur në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Japoni, Kanada dhe në Lindjen e Mesme.


Nissan është kompania e tretë më e madhe e prodhimit të makinave në Japoni. Po ashtu ajo është kompania e tretë që gjatë javëve të fundit ka vendosur për të tërhequr sasi të konsiderueshme makinash për shkak të problemeve teknike, para saj edhe Tojota e General Motors kanë marrur vendime të tilla.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)