23 Prill 2024

Nisan 100 për qind ekologjik

Tokio, 6 dhjetor - “Nisan”-i japonez sot bëri kthim të madh në industrinë automobilistike me lansimin e automjetit të ri me zero emisione të gazrave të dëmshëm “lif” (leaf), automjeti i parë elektrik i cili masivisht do të shitet.

“Nisan” kumtoi se modeli “hexhbek” me pesë sedilje mund të kalojë 200 kilometra me një mbushje të baterive sipas test standardeve japoneze, gjegjësisht 117 kilometra sipas kritereve të Agjencisë amerikane për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Automjetet elektrike nuk e ndotin rrethinën, por edhe radiusi më i vogël i lëvizjes, rreth katër radiuse të motorit benzin apo dizel, dhe çmimi i lartë mbetet pengesë e madhe për shitjen e madhe të tyre.

“Nisan” kumtoi se ka instaluar stacione për mbushje normale të baterive në rreth 2.200 vende të shitjes në Japoni, me 200 servise për mbushje të shpejtë të baterive, në të cilat 80 për qind e kapacitetit të baterive mbushen për 30 minuta.

“Besojmë se ky është fillim i erës së re në autoindustri”, theksoi drejtori i prodhimit të “Nisan” Toshijku Shiga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)