04 Gusht 2020

Nga nesër fshatrat e Lipjanit me aplikim të reduktimeve të ujit të pijshëm

Prishtinë, 30 qershor - Duke e parë gjendjen momentale  të burimeve të puseve nëntokesore të ujit të pijshëm , të cilat kanë rënje të nivelit  si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike, jemi të detyruar të fillojmë me reduktime të ujit të pijshëm  nga dita e nesërme, 1 korrik 2020 për shkak të rritjes së konsumit si shkak i keqpërdorimit të ujit të pijshëm për 10.100 konsumatorë.

Qendra e qytetit të Lipjanit nuk do të ketë reduktime të ujit me përjashtim të kateve të larta banuese.

Derisa fshatrat e kësaj komune janë keqpërdorues të mëdhenj të ujit, nga nesër fillojmë me reduktime. Orari i reduktimeve do të jetë i ndryshëm nga zona në zonë.

Orarin dinamik të reduktimeve të ujit e gjeni bashkëngjitur në attach.

Poashtu, nëse kërkesat për ujë rriten edhe më shumë, atëherë orari do varet nga konsumi  i ujit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)