29 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshja me Bankën Botërore për sektorin e ujit

Prishtinë, 13 korrik - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami dhe drejtoresha Rajonale për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Linda van Gelder, nënshkruan sot marrëveshjen për projektin “Programi - Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sektorin e Ujit”, që njihet si FLOWS, në vlerë prej 25.1 milion euro.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është shumë i rëndësishëm për Kosovën, dhe veçanërisht për regjionin e Hidromoravës, projekti do të ndihmojë sektorin e ujërave në Kosovë, përforcon kapacitetet kombëtare për menaxhimin e integruar të ujërave dhe përmirëson sigurinë e ujërave në pellgun e Moravës së Binçës.  

Marrëveshja gjithashtu parasheh një numër aktivitetesh, përfshirë studimet dhe investimet infrastrukturore, ku përfituese kryesore për këtë fazë të programit është Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan.

Kosova ka përfituar po ashtu edhe nga BE-ja një grant prej 1 milion eurosh përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF – Western Balkans Investment Framework), në mbështetje të këtij projekti ku do të adresohen sfidat e këtij sektori në mënyre gjithëpërfshirëse dhe sistematike.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)