19 Mars 2024

Ndalohet nxjerrja e naftës dhe gazit në brigjet e Floridës

Florida, 11 janar - Sekretari amerikan për Pasuritë Natyrore, Ryan Zinke i vendosur nën presionin e guvernatorit të Floridës, ka ndaluar nxjerrjen e naftës dhe gazit në brigjet e këtij shteti.

Zinke tha dje se ai e mbështet qëndrimin e guvernatorit se Florida është unike dhe se brigjet e saj varen shumë prej turizmit që udhëheq ekonominë e kësaj zone.

Në Florida ndodhet gjithashtu dhe vendpushimi i Presidentit Trump, Mar-a-Lago.

Javën e kaluar administrata Trump propozoi nxjerrjen e lejeve për nxjerrje nafte dhe gazi në det të hapur, duke ndryshuar politikat e administratës Obama.

Një nga anëtarët e stafit të qendrës për diversitet biologjik John Fleming tha se në Kaliforni po bëhen përpjekje në nivel lokal për ta kundërshtuar këtë vendim.

Kjo pritet të jetë një sipërmarrje e vështirë për administratën Trump duke patur parasysh dy rastet që tërhoqën një vemëndje të madhe publike në vitet e fundit kur si pasojë e derdhjet së naftës në Kaliforni dhe Gjirin e Meksikës u shkaktuan dëme të ndjeshme në faunën detare si dhe u trondit ekonomia lokale.

Pentagoni gjithashtu ka shprehur dyshime rreth shpimeve në Gjirin e Meksikës, ku zhvillohen stërvitje detare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)