29 Mars 2024

Naftëtarët shprehin shqetësimet me Udhëzimet Administrative të MTI-së

Prishtinë, 15 dhjetor - Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, e kryesuar nga Fadil Berjani, tash e disa kohë shpreh pakënaqësitë e tyre lidhur me këto Udhëzime Administrative që sipas tyre janë masa rënduese për kompanitë që i përkasin sektorit të naftës në Kosovë.

Shoqata e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve “SHQNGL”, në takimin e datës 18 nëntor 2020, i realizuar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe instiucionet tjera përkatëse si MTI dhe Dogana, kanë paraqitur këto pakënaqësi me shpresë se do të ndërmerren procedurat e duhura ligjore për rishqyrtimin Udhëzimeve Administrative “Nr. 03/2020”, “Nr. 06/2019” dhe “Nr. 09/2020” të nxjerra nga MTI.

Duke mos parë asnjë rezultat nga takimi i fundit me Kryeministrin dhe institucionet tjera të lartëcekura atëher Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës me shkresën e fundit i është drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi dhe Ministres së Financave Hykmete Bajrami, që në rast se nuk realizohen kërkesat e shoqatës deri më datën 23 dhjetor 2020 atëher janë të detyruar të ndërmarrin të gjitha masat e lejuara me ligj duke përfshirë edhe protestat.

Me këtë rast është formuar këshilli protestues brenda shoqatës në krye me Tahir Zogaj nga kompania Al Petrol-Shell.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës konsideron se këto Udhëzime Administrative të nxjerra nga MTI janë arbitrare dhe të miratuara për përfitime të grupeve të caktuara të interesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)