10 Korrik 2020

Nafta bie nën 76 dollarë për fuçi

New York, 11 maj - Çmimet e naftës sot kanë rënë nën 76 dollarë për një fuçi, pasi dobësimit të sërishëm të valutës së përbashkët evropiane, euros.

Në bursën e Londrës, nafta e papërpunuar u tregtua për 75,54 dollarë për fuçi.

Çmimin më të lartë në 18 muajt e fundit prej 87,15 dollarë, nafta e arriti javën e kaluar kur kriza evropiane e borxheve e lëkundi besimin e investitorëve në euron.

Analistët presin që paketa evropiane prej 1,000 miliardë euro përkohësisht do t\'i stabilizojë çmimet e akcioneve në Evropë, por euro do të dobësohet, dhe kjo do të ndikojë në rënien e çmimit të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)