22 Janar 2020

“Nabucco” ndoshta bëhet gati më 2018-n

Bruksel, 28 mars - Gazsjellësi “Nabucco”, i cili mbështetet nga Bashkimi Europian, ka shumë gjasa që të mos jetë gati për t’u përdorur deri në vitin 2018, deklaroi Komisioneri Europian për Energjinë, Guenther Oettinger, por kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga konsorciumi i kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin.

“Shpresoj që vendimi final të merret brenda këtij viti”, deklaroi Oettinger për median gjermane. Por Konsorciumi Nabucco reagoi menjëherë, duke thënë se plani fillestar nuk ka ndryshuar.

“Plani është që gazsjellësi të vihet në punë në vitin 2014,” deklaroi konsorciumi, i cili përbëhet nga gjashtë kompani me pjesë të barabarta aksionesh, “Rew” nga Gjermania, “Botas” e Turqisë, kompania energjetike e Bullgarisë, “Transgaz” e Rumanisë, “Mol” e Hungarisë dhe “OMV” e Austrisë. “Duhet të jetë një keqkuptim, sepse plani ynë është që më 2018-n ky gazsjellës të arrijë kapacitetin maksimal”, shtoi konsorciumi.

Gazsjellësi me gjatësi 3300 kilometra do të lidhë vendet e Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme me Europën përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Ai parashikohet të transportojë 31 miliardë metra kub gaz në vit. Kostoja e përgjithshme parashikohet të arrijë në 7.9 miliardë euro.

Një degë e këtij gazsjellësi mendohet se do të kalojë për në Shqipëri, për të arritur Italinë, ndërsa një ide tjetër është që degazifikatori shqiptar që parashikohet të ndërtohet në Seman, të përdoret për furnizimin e “Nabucco”-s me gaz, që fillimisht do të importohet në formë të lëngët nga Katari.

Gazi është një burim i lirë energjie dhe vendet që lidhen me rrjetet rajonale të shpërndarjes zakonisht përjetojnë zhvillim të shpejtë ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)