24 Prill 2024

Mos miratimi i Strategjisë Minerare, sfide për sektorin minerar

Prishtinë, 5 korrik - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, foli për Ligjin për Miniera dhe Minerale dhe masat e marra nga ministria për implementimin e tij.

Ministri Beqaj, ndërkaq, duke paraqitur punën e MZHE-së lidhur me zbatimin e këtij ligji, njoftoi për hapat e deritashëm që ka marrë ministria për implementimin e tij. Ministri Beqaj, fillimisht iu referua fushave që rregullon ligji dhe obligimeve që dalin nga ligji për ministrinë që ai udhëheq.

Lidhur me këtë ai tha se ligji rregullon sektorin minerarë të hulumtimit, shfrytëzimit dhe pasurimit të mineraleve.

Duke folur për masat e marra nga ministria, Beqaj tha se Departamenti i Minierave në kuadër të MZHE-së, ka identifikuar obligimet që dalin nga ligji, në radhë të parë hartimin e rregulloreve që e plotësojnë veprimtarinë minerare, tha ai.

Për këtë periudhë kohore, vazhdoi ministri, Departamenti i Minierave në bashkëpunim me Këshillin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ka përfunduar punën në gjashtë rregullore të punës dhe ka hartuar një mori të urdhëresave administrative.

Ministri me këtë rast ceku Rregulloren për përmbajtjen e programit të hulumtimeve gjeologjike, Rregulloren për sigurinë minerare dhe mbrojtjen e mjedisit dhe Rregulloren për klasifikimin e resurseve minerare.

Lidhur me obligimin ligjor të ministrisë i cili parasheh funksionalizimin e Muzeut Shtetëror të Kristaleve, ministri Beqaj njoftoi se kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri të muzeut, dhe premtoi përfundim të shpejtë të punimeve.

Ndër sfidat që ministri paraqiti para Komisionit me këtë rast, ishte mos miratimi i Strategjisë Minerare nga ana e Kuvendit.

Lidhur me këtë ai tha:” Me Strategjinë Minerare do të funksionalizohej baza legjislative e sistemit minerarë në Kosovë”, përfundoi ministri Beqaj.

Anëtarët e Komisionit, ndërkaq, nga ana e tyre thanë se Shërbimi Gjeologjikë duhet rregulluar me ligj të veçantë. Po ashtu, ata kërkuan nga ministri Beqaj që për zonat me interes të veçantë, ministria të nxjerrë udhëzim administrativ të posaçëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)