09 Prill 2020

Monitorohet vazhdimisht procesi i trajtimit të ujit në tre fabrika

Prishtinë, 22 mars - Kryesuesi i Bordit të drejtorëve Betim Berisha, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi, sekretari Salih Gjonbalaj sot janë duke i  vizituar punëtorët e fabrikave të trajtimit të ujit, Albanik, Shkabaj dhe Badoc dhe në të njejtën kohë edhe stacionet e pompimit.

Qëllimi i vizitës ishte te shikohet procesi i prodhimit dhe mbështjetja për punëtorët që po punojnë me përkushtim maksimal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)