18 Prill 2024

Modeli i ri Honda Beat

Londër, 1 korrik - Kompanisë “Honda” kriza e fundit ekonomike i ka kushtuar me anulimin e disa projekteve të reja, ndërsa njëri ndër ta është edhe kabrioleti i ri.

Por, për “Honda-n” arritën kohëra tjera dhe sipas informacioneve të reja gjatë vitit 2013, ky prodhues japonez e ka në plan që ta lansojnë “remake-n” e “roadster-it” të tij.

Siç shkruan revista britanike “Auto Express”, “roadster-i” i ri i “Honda-s”, ai Honda Beat do të bazohet në platformën e modelit CR-Z, ndërsa stili do të inspirohet nga koncepti OSM nga viti 2008.

Edhe pse përzgjedhja e motorëve edhe më tutje është e panjohur, “Auto Express” supozon se nën kapakun e përparmë do të gjenden katërcilindërshat 1.3 dhe 1.5 me benzinë.

Modeli i ri Honda Beat do të shitet në nivel global, ndërsa informacione tjera për këtë automobil pritet të bëhen të ditura ditëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)