14 Dhjetor 2019

Modele futuriste në panairin e makinave në Paris

Paris, 5 tetor - Modele futuriste, elegante, por mbi të gjitha me ndotje të ulët për mjedisin janë prezantuar në panairin global të automjeteve në Francë. Fjala më e lakuar ishte \"model hibrid\" që nënvizon prirjen që ka marrë kjo industri.

Pikësynimi kryesor është që makinat e reja të tërheqin konsumatorin me premtimin për konsum të ulët karburanti, por edhe për ndotje të ulët të mjedisit. Konsumatori që kujdeset për mjedisin duket se është në qendër të vëmendjes së industrisë së automjeteve.

Por për marka me emër për modele luksoze dhe të besueshme si Mercedezi apo Volvo, sfida ka qenë që modelet e reja të ruajnë imazhin e luksit duke inkorporuar teknologjinë e gjelbër.

Prodhuesit e ndjekin me vemendje te madhe interesimin e tregut tek keto panaire, sidomos ne periudha problemesh ne treg. Prodhimi i pergjithshem i automjeteve ra 17 per qind nga viti 2008 deri ne vitin 2009 ne shkalle globale, si rezultat i renies se kerkeses shkaktuar nga kriza ekonomike.

Pritet qe vitin e ardhshem prodhimi te arrije perseri ne nivelet e para-krizes, prej 69 milione automjetesh ne vit. Kjo rritje u dedikohet ne mase derrmuese shtimit te kerkeses ne tregjet kryesore, Kine dhe Amreike e Veriut.

Panairi francez përqendrohet tek tregu evropian, por ky kontinent nuk ofron premtim rritjeje si tregje më të reja si Brazili apo Kina, të cilat i kanë eklipsuar edhe Shtetet e Bashkuara si konsumatorë të industrisë së automjeteve.

Për shembull kompania Peugeot është përqendruar fuqishëm tek Kina, jo vetëm si treg konsumi, por edhe si destinacion për një pjesë të madhe të linjave të prodhimit.

Një tjetër produkt në këtë panair - motoçikletat e vogla dhe të lehta për lëvizje në zona të ngarkuara urbane, një mjet i preferuar transporti në shumë qytete evropiane.  Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorët për 2 javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)