27 Shkurt 2020

MMPH nxjerr Udhëzim Administrativ për Procedura për Leje Ujore

Prishtinë, 28 gusht - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, përmes së cilit parashihet hapja e rrugëve për shfrytëzimin racional të resurseve ujore të Kosovës.

Me rastin e nënshkrimit të këtij udhëzimi,  u.d ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, tha se ky udhëzim do të krijojë bazë ligjore dhe do të ndikojë në menaxhimin e resurseve ujore.

“Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore,  do të rregullojë gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të qëndrueshme të resurseve ujore dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit duke krijuar kështu bazë të mirëfilltë ligjore për një konkurrencë të denjë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë fushë”, deklaroi Matoshi.

Ky udhëzim sipas u.d ministrit Matoshi, ka për qëllim edhe rregullimin e procedurave aplikuese për akte ujore, strukturimin e procedurave shqyrtuese të kërkesave lëndore për shfrytëzimin e resurseve ujore në aspektin administrativ e teknik si dhe përcaktimin e kritereve shqyrtuese të pakos së dokumentacionit të parashtruara me aplikacion.

Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, po ashtu ka për qëllim krijimin e mekanizmave efikase për mbikëqyrjen e ushtrimit të aktiviteteve të operatorëve në resurse ujore, përmes administrimit sipas detyrës zyrtare, përmes Urdhëresës Ujore.

Ndër tjerash, ky udhëzim përmban edhe dispozita që përkufizojnë procedurat e veçanta të lëshimit të Kushteve Ujore, Pëlqimit Ujor, Lejes Ujore dhe Urdhëresës Ujore pastaj lartësinë e tarifave administrative dhe lejet e operatorit për kyçje në rrjetin e infrastrukturës ujore.

Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore është i sistemuar në 7 kapituj e 36 nene dhe 7 shtojca që paraqesin në tersi koherente normative, me qëllim të pasqyrimit adekuat të tërë kompozicionit të Udhëzimit dhe qasjes sa më të lehtë në përmbajtjen e tij duke respektuar parimet themelore të përcaktuara me Udhëzim Administrativ Nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, (Kabineti i kryetares Osmani, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)