05 Dhjetor 2020

Ministri Krasniqi vizitoi bizneset prodhuese në Suharekë

Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me zëvendësministrin, Nexhat Ramadani të enjten kanë vizituar disa biznese  prodhuese në komunën e Suharekës.

Ministri Krasniqi pasi u njoftua nga afër me problematikat e shkaktuara nga pandemia, tha se pas votimit në lexim të dytë të pakos për rimëkëmbje ekonomike, do të ndihmohen të gjitha bizneset.

“Kemi marrë iniciativë që të vizitojmë bizneset prodhuese në vendin tonë, të cilat do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët e ardhshme për t’i parë nga afër lidhur me problematikat të cilat i ka shkaktuar pandemia Covid-19."

"Ne si MTI, së bashku me kabinetin qeveritar do të bëjmë përpjekje që t’iu dalim në ndihmë dhe të gjitha sugjerimet e tyre do t’i vendosim në veprim. Kemi miratuar në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, shpresojmë që shumë shpejt do të kaloj edhe lexim të dytë dhe në këtë formë do të kemi mundësi t’i ndihmojmë bizneset”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë vizitë ministrin Krasniqi, e shoqëroi edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili kërkoi mbështetje nga ky i fundit për krijimin e një zone industriale në Biraq.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, e njoftoi ministrin në detaje me sfidat dhe vështirësitë që janë ballafaquar si pasojë e pandemisë.

“Parashtruam disa kërkesa të cilat mendoj që sektori prodhues si sektor strategjik, që të ndihmohet qoftë përmes lirimeve tatimore apo tatimi në fitim në vlerën e eksportit. Mendoj që këto kërkesa nëse realizohen dhe masat me pakon emergjente do ta zbusin ndikimin negativ nga pandemia”, ka thënë Palushi.

Ministri Krasniqi edhe gjatë kësaj vizite theksoi se prodhuesi vendor është dhe do të jetë prioritet i mbështetjes gjatë mandatit tim si ministër i tregtisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)