18 Prill 2024

Minatorët e Trepçës marshojnë drejt kryeqytetit

Prishtinë, 12 maj - Rreth pesëqind minatorë, pensionistë të parakohshëm të Trepçës, tashmë janë në udhë, në marshin e tyre protestues drejt kryeqytetit.

Këta 500 ish-minatorë, nga mbi 4200, sa morën statusin e pensionistëve të parakohshëm, aktualisht marrin nga 80-30 euro në muaj..

Ata sot, pas një proteste në oborrin e menaxhmentit, u nisën në këmbë drejtë Prishtinës, me kërkesat që të miratohet Ligji i Punës, t’u garantohet sigurimi shëndetësor e pensional dhe deri në hyrjen fuqi të Ligjit të Punës, t’u jepen nga 160 euro në muaj.

Kryetari i sindikatës së pavarur të pensionistëve të parakohshëm të Trepçës, Ramadan Ademi, ka thënë se nuk kishte “lënë derë pa trokitur e as guri pa rrotulluar për të mos ardhur puna deri këtu”.

Ademi ka thënë se dje e ka parë vetë draftligjin për pensionistët e parakohshëm të Trepçës, që, siç tha ai, e ka hartuar një amerikan dhe përfshinë mbi 4200 ish-punëtorë, tani pensionistë të parakohshëm të Trepçës.

 “Amerikani e ka kryer punën  të hënën. Kemi shtesë, sipas atij projektligji, prej 55 eurove. Ashtu shkruan aty”, tha Ademi, duke kërkuar që të vendosin së bashku për hapat e ardhshëm.
Ai ka thënë se nuk ka mundur të sigurojë autobus për Prishtinë.

“Kemi thënë të sigurojmë autobusat për Prishtinë, por nuk kemi mundur”, ka sqaruar ai para punëtorëve,  që manifestonin shenja revolte.

Kryesindikalisti ka thënë se pasi e kanë paraqitur  tubimin e  sotëm si protestë, mund të shkojnë për Prishtinë, por ka kërkuar që  t’i përmbahen kërkesave të paraqitura, pasi si tha, nuk shkojnë për të përmbysur shtetin.

“E kemi lanë shëndetin dhe rininë tonë këtu dhe na po kërkojmë  një kafshatë bukë, djersën tonë, nuk po kërkojmë përmbysjen e shtetit. Të gjithë ata që mendojnë të dalin jashtë këtyre çka i kemi aprovuar së bashku, nuk janë me neve”, tha Ademi, duke përjashtuar çdo motiv politik në protestën e tyre.

Ndërkaq kërkesat e këtyre ish-punëtorëve janë artikuluar në katër pikë: Të aprovohet Ligji i punës, të aprovohet Ligji për pensionet, të aprovohet Ligji për sigurimin shëndetësor dhe, deri në aprovimin e këtyre ligjeve, pensionet e pensionistëve të parakohshëm të Trepçës të caktohen në shumë prej 160 euro në muaj .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)