17 Shtator 2019

Miliarderi Muhamed Al Barwani interesohet për sektorin e IT-se në Kosovë

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim themeluesin e BM Holding, Muhamed Al Barwani, i cili u interesua që të investojë në sektorin minerar të Kosovës.

Al Barwani është një ndër 50 personat më të pasur në botën arabe dhe ka në pronësi shumë biznese në sektorin minerar, në prodhimin dhe përpunimin e naftës e gazit, dhe në prodhimin e jahteve.

Lluka ka mirëpritur Al Barwani në takim dhe e ka informuar rreth mundësive të investimit në sektorin minerar të vendit tone, duke i treguar që Kosova është shumë e pasur në plumb, zink, krom, boksite dhe nikel. Poashtu, Al Barwani, ju prezantuan edhe 11 zonat me interes të veçantë minerar dhe miniera e Trepçës.

“Miniera e Trepçës ka 88 minerale të ndryshme dhe është miniera më e pasur në Evropë me plumb dhe zink. Së fundmi, kjo ndërmarrje ka kaluar si shoqëri aksionare dhe tani më është e hapur për investime të huaja. Me investime në teknologji do të mund të shfrytëzoheshin edhe më shumë pasuritë e kësaj miniere.” shtoi ndër të tjerash Lluka.

Muhamed Al Barwani, gjithashtu u interesua edhe për sektorin e teknologjisë informative, ku Lluka e ka njoftuar se Kosova është prej vendeve lidere në Evropë në përdorimin e internetit ku 95% e shtëpive posedojnë internet me shpejtësi të lartë dhe që, përmes projektit të Ekonomisë Dixhitale të financuar nga Banka Botërore, pas 3 viteve, Kosova do të mbuloj tërë territorin e saj me fibër optik.

Muhamed Al Barwani tha se së shpejti do ta vizitoj Kosovën prapë që ti sheh për së afërmi potencialet që ofron sektori minerar i vendit.

Në fund, Ministri Lluka i dhuroj Al Barwani librin e kristaleve dhe mineraleve të Kosovës, si shenjë kujtimi për vizitën në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00) 

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, viziton këto biznese në Suharekë: Fabrikën për prodhim këpucësh “Solid”, Kompaninë “Seti Comerc”, Fabrikën e mobilieve “Te Naseri” dhe Fabrikën e pijeve “Frutex”. (Suharekë, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)  

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)

- Mbahet tubimi promovues për kandidatët e parlamentit të Kosovës të Nismës Socialdemokrate në Lipjan. (Salla e Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani mban takim me grupin e OJQ-ve në Gjakovë. (Hotel Çarisha e Jupave. ora 18:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e Gjakovës. (Qarshia e vjetër, Loma e Drithit, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe qytetarët e fshatit Ratkoc. (shkollën fillore e fshatit Ratkoc, ora 20:30)