07 Shkurt 2023

Mercedes tërheq rreth 324 mijë automjete për shkak të një defekti në motor

New York, 6 janar - Mercedes ka vendor për tërheqjen e afro 324 mijë automjeteve në SHBA, sepse motorët mund të ndalen ndërsa automjeti është në lëvizje.

Tërheqja përfshin disa modele nga 2012 deri në 2020 duke përfshirë ML550, ML350, AMG ML63, ML250, ML400, GLE450, GLE300, GLE350, GLE550, GLE400, AMG GLE43 dhe AMG GLE63.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut theksoi se uji mund të mblidhet në vendin e gomës rezervë dhe të dëmtojë njësinë e kontrollit të pompës së karburantit. Kjo mund të shkaktojë fikjen e motorit.

Agjentët e shitjeve do të kontrollojnë nëse ka prani të ujit, do të instalojnë një prizë kullimi dhe do të zëvendësojnë pompën e karburantit nëse është e nevojshme. Pronarët do të njoftohen me letër duke filluar nga 21 shkurti.

Mercedes thotë në dokumente se është në dijeni të 773 kërkesave të garancisë amerikane, raporteve në terren dhe raporteve të shërbimit për shkak të problemit. Kompania thotë se nuk është në dijeni të ndonjë përplasjeje apo lëndimi të shkaktuar nga defekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)