29 Mars 2024

Mercedes-Benz MLC kundër BMW X6

Frankfurt, 29 korrik - Mercedes-Benz do të prodhojë një version të ri kupe M-class, të quajtur MLC e cila do ti konkurojë BMW X6, pohoi Automotive News Europe.

Sipas të dhënave, automjeti ka emër të koduar C166 dhe do të montohet në fabrikën e Mercedes-Benz-it ne Tuskalusa,SHBA, nga viti 2015.

Diku rreth para një jave nga Daimler njoftuan se do të investojnë 2 miliard dollarë për modernizimin e kësaj fabrike Amerikane, ku tani prodhohen M-klasa, R-klasa dhe GL-klasa.

Nuk është befasi që Mercedes-Benz po e shqyrtojnë idenë për një automjet të tillë, sepse BMW po korr sukses të madh me versionin kupe X5.

Në vitin 2010 Bavarezët në treg realizuan 102.178 kopje të modelit X5 dhe 46.404 të verzionit kupe X6.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)