24 Prill 2024

Mercedes-Benz CLS 2011 modeli me i ri

Franfurt, 9 dhjetor - Meqenëse veturat luksoze po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara për t’i përshkruar të gjitha ato që mund t’i ofrohen një blerësi potencial, dizajni gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një prioritet, si për prodhuesin, ashtu edhe për blerësin.

Si dëshmi për këtë, është edhe angazhimi maksimal nga Mercedes për pamjen e modelit të ri CLS, një veturë për të cilën qysh tani mund të thuhet se ka nisur një revolucion në tregun e veturave. Rafinimi i një S-Class me një siluetë më sportive, e bën këtë veturë jashtëzakonisht atraktive për syrin e secilit.

CLS i ri është bindës – nga jashtë dhe brenda. Dizajni i tij i shtrenjtë, kombinon atletikën dhe elegancën në mënyrë të paimitueshme. Forma të qarta dhe bashkëveprim i linjave dhe kthesave, përfaqësojnë projektimin e lartë artistik dhe estetikë të pastër. Një risi është edhe dizajni i dritave, ku tani janë aplikuar drita LED në formën e shkronjës C. Kështu, CLS i ri është joshës edhe gjatë natës.

Falë punës së shkëlqyeshme të dizajnerëve, edhe pjesa e brendshme ka një dizajn perfekt, që reflekton edhe bukurinë e jashtme të CLS-s edhe në brendi. Tërë interieri mishëron shumë detaje dhe materiale me cilësi të lartë Premium. Elemente dekorative ekskluzive në nuancë argjendi, të kombinuara me ekranin e madh TFT dhe analogun e orës, krijon një ambient klasik dhe jashtëzakonisht tërheqës.

Po ashtu, të gjitha elementet e kontrollit, janë të vendosura në mënyrë të përkryer në kabinë, ndërsa ekrani Multi-funksion, mundëson që të gjitha parametrat të rregullohen me lehtësi, duke i mundësuar shoferit të përqendrohet tërësisht në rrugë. Pasagjerët në pjesën e pasme, kanë një nivel të lartë të rehatisë, ndërsa për sigurinë përkujdeset sistemi i airbag-ve PRE-Safe.

Pakoja Plus “Assistance Opsional Driver”, përdor sistemin Blind Spot Active, që përmes sensorëve monitoron shpejtësinë midis 30 dhe 250 km / h në zonën në të majtë dhe të djathtë dhe pas makinave.

Motorë të fuqishëm dhe ekonomik

Sa i përket motorëve, bëhet fjalë për tre versione, dy me naftë dhe një me benzinë. Modeli me naftë CLS 250 CDI BlueEfficiency V4 7G-Tronic Plus me 204 kuaj fuqi, ndërsa tjetri është CLS 350 CDI BlueEfficiency V6 7G-Tronic Plus me 265 kuaj fuqi. Versionin me benzinë e përbën CLS 350 Blueefficiency V6 me injektim direkt, 7G-Tronic Plus 225 kW (306 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 370 Nm në 3.500 rpm.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 4.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë automatike në 250 km/h. 350 CLS BlueEFFICIENCY kursen karburant që redukton emetimet e CO2 dhe finesë në rritje. 350 CLS BlueEfficiency ka opsionin Start-Stop që ndikon në reduktimin e harxhimeve të karburantit dhe emetimin e gazrave. Kur jemi të harxhimet, CLS 350 BlueEfficiency konsumon mes 6.8 dhe 7.0 l/100 km dhe emetim gazrash CO2 159-164 g / km).

Sa i përket modelit 4MATIC apo 4×4 të CLS-s, ata nuk priten të dalin në shitje deri në shtator të vitit 2011.

Blerja e Mercedes-Benz CLS 2011 edhe në Kosovë

Modelin e ri Mercedes-Benz CLS 2011, qysh tani mund ta porositni edhe këtu në Kosovë, përmes kompanisë “Auto Mita”, e cila është distributor për Kosovë. Sipas menaxherit të shitjes Zgjim Mita, duhet pritur tre muaj pas kryerjes së porosisë, për liferim, çka do të thotë se blerësi sipas dëshirës së tij mund ta konfiguroj komplet veturën e tij.

“Porositë mund të bëhen qysh tani dhe pastaj duhet të pritet rreth tre muaj për liferim të kësaj veture sipas dëshirës se klientit, i cili mund ta konfiguroj komplet sipas dëshirës, që nga ngjyra e jashtme e deri te detaji më i vogël në veturë”, është shprehur z.Mita, ndërsa për çdo informatë shtesë, mund të drejtoheni në selinë e kompanisë që gjendet në rrugën Prishtinë-Shkup, në fshatin Preoc.

3498 cc, Shpejtësia 250 km/h, Fuqia 306 ps, Harxhimet 6.8l / 100 km,

Pakoja Plus “Assistance Opsional Driver”, përdor sistemin Blind Spot Active, që përmes sensorëve monitoron shpejtësinë midis 30 dhe 250 km / h në zonën në të majtë dhe të djathtë dhe pas makinave.

Falë punës së shkëlqyeshme të dizajnerëve, edhe pjesa e brendshme ka një dizajn perfekt, që reflekton edhe bukurinë e jashtme të CLS-s edhe në brendi. Tërë interieri mishëron shumë detaje dhe materiale me cilësi të lartë Premium.

Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 4.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë automatike në 250 km/h

Kur jemi të harxhimet, CLS 350 BlueEfficiency konsumon mes 6.8 dhe 7.0 l/100 km dhe emetim gazrash CO2 159-164 g / km)

Versionin me benzinë e përbën CLS 350 Blueefficiency V6 me injektim direkt, 7G-Tronic Plus 225 kW (306 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 370 Nm në 3.500 rpm.

CLS 250 CDI 2 BlueEFFICIENCY (4-cilindra 7G-Tronic Plus 150 kW (204 PS) 2.143 cm3) Çmimi 50.300 euro pa doganë, 59.857 euro me doganë

CLS 350 CDI BlueEFFICIENCY (6 cilindra 7G-Tronic Plus 195 kW (265 PS) 2.987 cm3) Çmimi 53.300 pa doganë, 63.427 me doganë

CLS 350 1 BlueEFFICIENCY (6 cilindra, 7G-Tronic Plus 225 kW (306 PS) 3.498 cm3). Çmimi pa doganë 54.300 euro, çmimi me doganë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)