25 Prill 2024

Memorandum mirëkuptimi në fushën e pronësisë industriale

Prishtinë, 16 prill - Zyra për Pronësi Industriale e Kosovës (ZIPK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe Zyra për Pronësi Intelektuale e Kroacisë (ZPIK) nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale, i cili do të përmirësojë mbrojtjen adekuate të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe shfrytëzimin efektiv të tyre, duke u bazuar në marrëveshjet përkatëse ndërkombëtare.

Me këtë rast, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Januz Kastrati tha "Nënshkrimi i këtij memorandumi përbën një ngjarje të rëndësishme në krijimin e lidhjeve më të mira me shtetet e rajonit dhe veçanërisht me shtetin mik të Kroacisë. Njëkohësisht ky bashkëpunim do të reflektojë edhe në bashkëpunimin politik në mes të dyja vendeve", theksoi Kastrati.

Memorandumin e nënshkruan, për ZIP-në, Isa Duka dhe për ZPIK-në, Zheljko Topiq, ndërsa ambasadori i Kroacisë në Prishtinë, Zlatko Kramariq uroi për suksese të mëtutjeshme në fushën e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kroacisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)