25 Qershor 2022

Mblidhet Komiteti për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Prishtinë, 20 maj - Gjatë ditës së sotme, në objektin e Impiantit të Trajtimit të Ujit në Shkabaj u mbajt takimi i parë i Komitetit koordinues për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të lartë të Institucioneve vendore dhe ndërkombëtare : kryeshefi ekzekutiv i KRU ” Prishtina ” Sokol Xhafa me zyrtarët e lartë të ndërrmarrjes, znj. Florence Dobelle kryesuese për shërbime ekonomike për rajonin e Ballkanit dhe Danubit, Luigi Brusa përfaqësues i lartë i BE-së, Rene Eschemann përfaqësues nga KFW / Banka Gjermane për Zhvillim me zyrë në Republikën e Kosovës, përfaqësues nga konsulenca për implelementim  ANTEA / BRLi / INFRATEK, Sazan Ibrahimi kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës,  zyrtarë  nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përfaqësues të lartë nga komuna e Obiliqit dhe Graçanicës, drejtoresha e  ARRU-së znj. Hajrije Morina, Sekretariati i Këshillit Ndërministror të Ujërave, Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, etj.

Në këtë takim është diskutuar dhe prezantuar me informacione të përgjithshme përmbajtja dhe komponentet e projektit, qëllimi dhe roli i komitetit drejtues si dhe koordinimi mes donatorëve dhe palëve të interesit për mbeshtetje të këtij projekti gjigant.

Po ashtu,  ata falënderuan menaxhmentin e lartë të KRU ”Prishtina” duke ritheksuar përkushtimin dhe angazhimin e kryeshefit ekzekutiv z. Xhafa për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të gjitha rezultatet e arritura deri në këtë fazë të projektit.

Ky projekt do të ndahet në dy komponente, ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të ujërave të ndotura për Prishtinën, Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Graçanicën, si dhe komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe kolektorëve.

Vlera e këtij projekti për Impiantin planifikohet  86 Milion euro  dhe mbi 60 Milion euro komponenta e rrjetit të kolektorëve të ujerave te zeza.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)