10 Prill 2021

Mbi 300 minatorë të Artanës futen në grevë, nuk morën as pagat e janarit

Prishtinë, 1 mars - Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi që të njëjtëve nuk i janë përmbushur kushtet bazë dhe të njëjtëve nuk iu është dhënë as paga e muajit janar e tutje.

Greva në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga përfaqësuesi i minatorëve, Blerim Ymeri.

Ymeri deklaroi se menaxhmentin e kanë informuar ditë më parë për grevën, por që nuk është marrë parasysh asnjë prej kërkesave të tyre dhe kësisoj afro 400 minatorë tashmë janë në grevë.

“Komplet njësia punëtorë që janë diku përmi 300 punëtorë janë në grevë prej ditës së sotme zyrtarisht edhe pse që tri ditë i kemi paralajmëruar dhe kemi shpreh pakënaqësi të pagës. Prej sot jemi zyrtarisht në grevë dhe arsyeja është mos-realizimi i pagës, pra rroga e muajit janar. Ka disa që i kanë marrë 70% të pagës e të tjerët as at 70%”, tha ai.

Tutje Ymeri theksoi se kërkesat janë paraqitur më parë, por që nuk janë marrë parasysh pra s’kanë gjetë arsye as të bisedojnë me ta.

“As nga Qeveria nuk na ka kontaktuar askush ende, edhe pse patën pas ti alokojnë 1.7 milionë euro, nga subvencioni por nuk janë aloku as ato”, shtoi ai.

Sipas Blerim Ymerit nga menaxhmenti as nuk janë interesuar të flasin me ta, për paraqitjen e kërkesës për alokimin e pagave.

Ndryshe minatorët e Kosovës përballen tash e shumë kohë me problem të ngjashme, ku mos-alokimi i pagave dhe kushtet bazë shpesh herë kanë munguar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)